Pershndetje,
Kam aplikuar ne portalin e-Albania per deshmi penaliteti me vule elektronike. Eshte e vertete qe mund te shkarkohet ne e-Albania? a ka vlere ligjore ky dokument se me duhet per ne ambasadë? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Shërbimi elektronik nepermjet portalit e-albania, “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo.
Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike” si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
Faleminderit