Deshmi penaliteti

Ckemi,  Si mund te marr nje deshmi penaliteti online? a ka te njejten vlere ligjore deshmia e marre elektronikisht me ate qe leshohet me vule te njome nga institucioni? Faleminderit,


Qytetari: I. K. Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Deshmi penaliteti”

  1. Përshëndetje! Ju mund të aplikoni për t’u pajisur me Certifikatë te Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit) permes shërbimit elektronik ne portalin e-Albania. Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo. Certifikata me vulë elektronike e gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.
    Për më tepër, ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet