Deshmi penaliteti

Sa kohe pas mbarimit te sherbimit te proves hiqet nga deshmia e penalitetit i ”denuar”?

Qytetari: K.S.
Data: 9 Qershor 2022, Kategoria: Legjislacion, Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje!
    Aplikimi per certifikaten e gjendjes gjyqesore (deshmia e penalitetit) mund te behet prane portalit e-albania ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583.
    Nderkohe, referuar afateve qe duhet te kalojne qe ju te konsideroheni i rehabilituar dhe deshmia te dale e paster, ne Nenin 69 te Kodit Penal parashikohen rastet kur nje person quhet i padenuar:
    a) ata qe jane denuar me burgim per nje kohë gjer në gjashte muaj ose me cdo denim tjetër me të lehte dhe qe gjate 2 viteve nga dita e vuajtjes se denimit nuk kane kryer veper tjeter penale;
    b) ata që jane denuar me burgim nga 6 muaj deri ne 5 vite dhe qe gjatë 5 viteve nga dita e vuajtjes së denimit nuk kane kryer veper tjeter penale;
    c) ata qe janë denuar me burgim nga 5-10 vite dhe gjate 7 viteve nga dita e vuajtjes së denimit nuk kanë kryer veper tjeter penale;
    ç) ata qe jane denuar me burgim nga 10-25 vite dhe qe gjate 10 viteve nga dita e vuajtjes së denimit nuk kanë kryer veper tjeter penale.
    Në rastin tuaj, nisur nga sa referoni ne pyetje, vleresojme se duhet qe ta keni vuajtur te gjithe denimin, keni respektuar kushtet dhe priteret gjate periudhes qe keni qene ne sherbim prove dhe gjate 2/5 viteve te fundit (varet nga fakti sa ju jeni denuar nga gjykata) dhe mga momenti i vuajtjes se denimit nuk duhet te keni kryer asnje veper tjeter penale (referuar pikes a apo b).
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje