Ku depozitohet rekursi?

Pershendetje,

Kam bere rekurs ne Gjykaten e Larte kunder vendimit per perjashtim gjyqtari (ceshtje penale) dhe doja ta dija ku duhet ta paraqes rekursin? Duhet ta dorezoje direkt ne Gjykaten e Larte apo ne Gjykaten e Shkalles se Pare ku eshte marre vendimi? Faleminderit!


Qytetari: E. V. Data: 8 September , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Ku depozitohet rekursi?”

  1. 1

    Pershendetje

    Ju duhet ta paraqisni rekursin prane gjykates qe ka dhene vendimin, pra ajo gjykate vendimin e se ciles ju ankimoni me rekurs, qe ne rastin tuaj eshte gjykata e shkalles se pare. Ne vijim, gjykata e shkalles se pare do procedoje me njoftimin e rekursit ne adrese te paleve dhe ne perfundim te njofimeve dhe afatit per kunder-rekurs, gjykata e shkalles se pare do dergoje dosjen ne Gjykaten e Larte.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet