Depozitimi i sigurimit te padise

Pershendetje

Une para disa muajsh kam depozituar per gjyq ceshtjen time ne themel, per te cilen akoma nuk kemi zhvilluar ndonje seance gjyqesore, por eshte ne fazen e njoftimeve te deklarates se mbrotjes. Para 4 ditesh, une kam depozituar kerkese per sigurim padie. Konstatoj qe nuk eshte hedhur ne short apo ne sistem nga ana gjykates. Doja te dija nese kjo kerkese per sigurie padie hidhet ne short/ sistem apo i shkon automatikisht per shqyrtim gjyqtarit qe ka edhe ceshtjen e themelit? (pra pa u hedhur apo rregjistruar vecmas ne sistem).  Faleminderit


Qytetari: V. L. Data: 19 December , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Depozitimi i sigurimit te padise”

  1. 1

    Përshëndetje! Kërkesa për sigurimin e padisë do të shqyrtohet nga gjyqtari qe I ka rënë shorti për të shqyrtuar në themel cështjen tuaj.
    Gjithashtu, ju bejmë me dije, në bazë të Kodit të Procedurës Civile se sigurimi i padisë lejohet për të gjitha llojet e padive dhe në çdo fazë të gjykimit, derisa vendimi të marrë formë të prerë.
    Me kërkesën tuaj, gjykata brenda 5 ditëve lejon marrjen e masave për sigurimin e padisë, kur ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet