deportim

Pershendetje
Jam deportuar nga Gjermania per 18 muaj por kur erdha ktu qe me cuan direkt ne polici me tha shefi atje qe ta vendos dhe un 3 vjet qe mos te dalesh nga vendi, por si funksionon ktu me mik me tha pastaj nuk ta vendosa ta lash aq sa e kishe sa ta ka vendos Gjermania dmth. Po nje avokate me tha se e mer automatikisht 3 vjet cdo i deportuar qe mos tlevizi nga shqiperia???
Pyetja ime eshte nese e mer vertet 3 vjet ndalimin e daljes nga Shqiperia, nese avokatja fshin espulsin kur mbaron a mund te leviz pa ka kaluar 3 vjet pasi avokatja thot se njenkopje te fshirjes dmth te espulsit ja jep policis se emigracionit ktu dhe te len te dalesh.
Mirenjohes nese me pergjigjeni.

Qytetari: S.H.
Data: 23 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nese avokati juaj ju ka fshire espulsin qe keni pasur ne Gjermani ose ka marre konfirmin se ky espuls ka skaduar, ju duhet t’i kerkoni atij shkresen e ardhur nga zyra Gjermani, ku shprehen se ju nuk keni espuls, apo se ndaj jush eshte fshire masa e ndalimit te hyrjes. Kjo shkrese perkthehet ne shqip me noter dhe paraqitet prane autoriteteve kufitare shqiptare, te cilet kete shkrese e administrojne ne dosjen e tyre dhe bejne shenimin perkates ne TIMS qe ju te mund te kaloni. Fakti i pretenduar nga ju se kur deportohesh nga nje shtet, me pas shteti shqiptar te ndalon daljen, nuk ka baze ligjore, pasi ndalimi i daljes nga nje territor jepet vetem me vendim gjykate. Autoritetet kufitare kane detyrimin qe ne momentin qe nje shtetas deportohet nga nje shtet europian, vendosin ne sistemin TIMS shenimin “ky shtetas eshte deportuar nga shteti perkates per kete arsye dhe ka nje ndalim hyrje per kaq kohe”. Ne momentin qe nje shenim i tille vendoset ne sistemin TIMS, atehere shtetasi ne fjale nuk del dot nga territori i Republikes se Shqiperise me destinacion zonen Shengen pa nje vertetim nga shteti qe ju ka deportuar se ju eshte lejuar rihyrja ne ate shtet dhe ne zonen Shengen. Nderkohe ne shtetet jashte zones Shengen, Kosove, Mali i Zi, Maqedoni etj., ju keni te drejte te shkoni ne cdo moment, pasi ndalimi i hyrjes vlen vetem per zonen Shengen.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje