Deportim

Pershendetje,

Kam marr deport nga shteti gjerman ne dhjetor te vitit 2016. Deportin e kisha per 30 muaj. Pyetja ime eshte kjo: deportin duhet ta heq me avokat apo hiqet automatikisht nga sistemi? Cfare duhet te bej? Faleminderit,


Qytetari: B. A. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Deportim”

  1. Pershendetje,

    Deportimi nuk hiqet automatikisht nga sistemi. Per te dale nga kufiri shqiptar ne rast deportimi, do t’ju duhet nje konfirmim me shkrim nga autoritetet pergjegjese ne Gjermani. Per kete duhet qe t’i paraqisni nje kerkese, per fshirje ndalimi nga sistemi me perfundimin e afatit te ndalimit.
    Kërkesa për fshirjen e rezervave për shtetasit, që dëbohen apo largohen forcërisht prej Republikës Federale Gjermane, i drejtohet zyrës përgjegjëse për regjistrimin në sistem, nga vet personi i prekur, nëpërmjet një kërkese në gjuhën gjermane. Nënshkrimi duhet të jetë i noterizuar nga një ent zyrtar dhe duhet të ketë bashkëngjitur një fotopje të noterizuar të pashaportës së personit në fjalë. Pergjigjia ju vjen me ane te sherbimit postar, ne adresen qe ju vendosni.

    Kerkesa duhet te dergohet ne adresen e meposhtme:
    Bundesverwaltungsamt
    Ausländerzentralregister-
    Postfach 680169, D-50728 KÖLN- GERMANY
    Telefon: 81049-1888-358-1351 ose 358-3351
    Faks:81049-1888-358-2831

    Ne linkun me poshte mund te shkarkoni edhe nje model tip kerkese ne gjuhen gjermane: https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/

    Per me teper, referohuni informacionit ne linkun me poshte: https://tirana.diplo.de/blob/2204918/e33493927c4a9c7847c63c8c4a6823cd/20190325-merkblatt-einreiseverbote-data.pdf

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet