Denoncim per covid-19

Pershendetje,

Jam nje qytetar, nje person ka shenja covidi si psh (temperature mbi 7 dite, dhimbje trupi, etj,), por nuk tregon dhe shetit i lire. Doja te dija nga ana juaj se ku mund ta denoncoj kete rast apo ta raportoj per  tampon? A ka ndonje link zyrtar per kete nga qeveria?

Flm


Qytetari: .. .. Data: 18 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Denoncim per covid-19”

  1. Pershendetje

    Ju lutem drejtohuni prane strukturave vendore te shendetit publik per te referuar rastin, ne menyre qe ketij personi t’i kryhet tamponi/testi per t’u diagnostifikuar nese eshte mbartes ose jo i virusit COVID-19.
    Ne rast se personi ne fjale eshte konfirmuar/konfirmohet mbartes i virusit dhe vijon te dale ne ambjente publike, denoncimin duhet ta beni prane Komisariatit te Policise ne qytetin ku ju banoni ose prane Prokurorise se rrethit te qytetit, pasi personi ne fjale mund te jete duke konsumuar elementet e vepres penale “Perhapja e semundjeve infektive”, te parashikuar nga neni 89/b i Kodit Penal.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet