Denimi

Pershenderje,

Jam i denuar nga gjykata me sherbim prove. Nese dua te punesohem, ka ndonje problem fakti se jam i denuar me sherbim prove, a me kerkohet nje informacion i tille? Po ne deshmine e penalitetit a  pasqyrohet ky denim? Nese per nje periudhe te caktuar nuk mund te punoj per shkak te deshmise se penalitetit, sa zgjat statusi I DENUAR (nese aplikohet)? Faleminderit,


Qytetari: A. H. Data: 5 February , 2021, Kategoria: Marredhenie pune, Penale.

One response to “Denimi”

  1. 1

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimit i parashikuar ne nenin 69 te Kodit Penal eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Pra, qe ju te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit te dale e paster, duhet te plotesohen dy kushte: te kene kaluar X vite (ne varesi te mases se denimit qe ju eshte dhene me vendim gjyqesor) nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale gjate kesaj periudhe.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet