Demtim prone private

Pershendetje,
Komshia e katit te siperm, banuese ne pallatin ku une banoj per me teper se 40 vjet, po me demton pronen. pasi po me pikon tavani nga tualeti i saj. Dhe pse eshte vene ne dijeni per demin qe po me shkakton, refuzon te marre masa per riparim. E gjendur ne keto kushte duke mos gjetur dot gjuhen e perbashket me te, bera ankese ne njesine bashkuake nr.2 Tirane, banore e se ciles jam. Ata me thone se nuk kane asnje kompetence per zgjidhjen e problemin tim. Sot bera edhe denoncim ne komisariatin e policise, por do te doja te dija kush eshte institucioni kompetent per zgjidhjen e ketij problemi, pasi mesa shoh te gjithe terhiqen duke me lene ne perballje personale. E vetmja rruge eshte hapje gjyqi apo nderhyrja e policise mund ta zgjidhe kete problem?
Ju lutem nje ndihme ne lidhje me hapat qe duhet ndjekur per nje zgjidhje sa me te shpejte te problemit pasi po me del shtepia jashte perdorimit.
Faleminderit


Qytetari: D. C. Data: 25 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Demtim prone private”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, vleresoj se e vetmja rrugezgjidhje per problemin tuaj eshte ajo gjyqesore. Ju duhet te inicioni nje gjyq civil, padi mohuese (Neni 302 Kodi Civil), ku te kerkoni nga fqinji pushimin e cenimit te prones, si dhe t’ju shperbleje demet qe ju ka shkaktuar.
    Nese jeni subjekt i Ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju mund te plotesoni formularet dhe dokumentacionin perkates per marrjen e nje avokati falas, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji.

    Padia mohuese
    Neni 302
    Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet