Demtim muri rrethues

Pershendetje!
Kam ngritur nje padi ne Gjykate dhe eshte hera e dyte qe me kthehet padia per plotesim te metash. Jam pronar i nje pasurie e cila eshte në proces legalizimi. Prona ime eshte e rrethuar me mure avlli. Komshiu im, ne kete rast pala paditur, ka ngritur nje kasolle ngjitur avllise se baneses time duke me shkaktuar demtimin e saj, plus kemi pasur dhe nje kanal kullues te ujrave e cila eshte bllokuar nga pala. I jam drejtuar Gjykates me objekt “detyrimin e pales se paditur te liroje ne menyre te menjehershme dhe te ktheje ne gjendje te meparshme kanalin e kullimit te ujrave si dhe te zhvendose kasollen nga avllia e paditesit. Si dhe detyrimin në masen 200.000 mije lek demin ekonomik”.
Gjykata e ka kthyer padine per plotesim te metash duke kerkuar saktesim objekt padie, si dhe dokumentat plotesuese në te cilat mbeshtetet padia. Une qarte jam shprehur ne kerkese padi, si dhe dokumentat plotesuese jane dorezuar te gjitha nga ana ime. Konkretisht formular aplikim legalizimi. Ju lutem me thoni se cfare duhet te bej ne te tilla kushte? Faleminderit,


Qytetari: A. D. Data: 12 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Demtim muri rrethues”

  1. 1

    Pershendetje. Per t’ju dhene nje keshillim ligjor lidhur me formulimin e objektit, apo dokumentet e nevojshme te kerkuara nga gjykata, do t’ju luteshim qe te bashkengjisnit vendimin e gjykates per kthimin e akteve. Nese deshironi, per te ruajtur konfidencialitetin, mund t’i fshini emrat tuaj nga vendimi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet