Përshëndetje. Jam një banor në një godinë shumëkatëshe. Prej disa muajsh kam rrjedhje ujërash në banje nga fqinji i katit me lart, i cili nuk pranon të rregullojë defektin, duke pretenduar që nuk ka mundësi financiare, duke shkaktuar lagështi në apartament dhe rrjedhje uji në tavan e mure. Bashkia e ka konsideruar jashtë juridiksionit këtë problem. Ju lutem, mund të më këshilloni si të veproj në mungesë të mirëkuptimit? Faleminderit.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje! Ju mund t’i drejtoheni gjykates ne baze te nenit 302 te Kodit Civil me padi mohuese.
Padia mohuese parashikon se: Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen dhe kur është rasti, të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar. Faleminderit