Demshperblim si i perndjekur politik

Pershendetje,

Kam babain qe eshte trashegimtar i te perndjekurve politik. Ai nderroi jete. A mundem une te marr kestet e demshperblimit qe i kane ngelur babait? Faleminderit,


Qytetari: L. S. Data: 11 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Demshperblim si i perndjekur politik”

  1. 1

    Pershendetje

    Bazuar ne ndryshimet e ligjit 9831, date 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” dhe ndryshimeve ne udhezimin perkates te Ministrise se Financave Nr.5 date 15.04.2016, kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.Pra ne kete rast, pas vdekjes se trashegimtarit te te denuarit (babit tuaj), ju nuk jeni perfitues i demshperblimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet