Demshperblim nga bashkeshorti

Pershendetje,

a mund te kerkoj demshperblim nga bashkeshorti sepse ne 6-7 vjet nuk ka dhene kontribut financiar per rritjen e femijes (asnje qindarke) edhe pas urdherit te mbrojtjes ai nuk paguan? Ndonese jetonim ne nje banese ai kurre nuk ka kontribuar ne rritjen e femijes, as moralisht, kurre nuk eshte kujdesur per te, pasi ai ended neper pijetore. Dua te kerkoj te drejtat e mia dhe te femijes. A mund te funksionje kjo padi? Deri ne sa mund te kerkoje? Faleminderit


Qytetari: F. N. Data: 6 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Demshperblim nga bashkeshorti”

  1. Pershendetje

    Kur prinderit e femijes jetojne se bashku, te martuar apo ne kushtet e bashkejeteses, si rregull detyrimi i kontributit material per rritjen e femijes permbushet vullnetarisht, proporcionalisht me te ardhurat ekonomike te secilit.
    Nisur nga nje sere rrethanash, mund te ndodh qe ky detyrim ligjor te mospermbushet. Ne rast se prinderit nuk arrijne nje marreveshje lidhur me permbushjen e detyrimit te kontributit material per rritjen e femijes, ky detyrim percaktohet nga gjykata. Ajo vihet ne levizje nga me kerkese te personit te interesuar, qe pergjithesisht, eshte prindi prane te cilit jeton femija, e qe duhet theksuar, vepron si perfaqesues ligjor i femijes, pasi nepermjet ketij procesi gjyqesor kerkohet njohja dhe mbrojtja e se drejtes se femijes per sigurimin e te mirave material, te domosdoshme per mirerritjen e tij.

    Sipas dispozitave te Kodit te Familjes, prindërit kanë detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar. Një fëmijë i mitur mund t’u kërkojë prindërve të tij detyrimin për ushqim edhe kur ka pasuri, kur të ardhurat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përmbushin nevojat e tij. Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e mesme ose të lartë, deri në moshën njëzet e pesë vjeç.
    Ky është një ndër detyrimet kryesore të çdo prindi ndaj fëmijës së tij që duhet të përmbushet edhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin.

    Sipas dispozites se nenit 510 te Kodit te Procedures Civile, percaktimi i detyrimit per ushqim konsiderohet mase urgjente, e ne keto kushte percaktohet nga gjykata si mase me ekzekutim te perkohshem, ne menyre qe femijes t’i sigurohet mbeshtetje materiale deri ne perfundimin e konfliktit gjyqesor. Prindërit nuk shkarkohen nga detyrimi i tyre për të ushqyer fëmijët e tyre edhe sikur t’i hiqet e drejta prindërore.

    Ekzekutimi i detyrueshem i vendimeve gjyqesore, me objekt detyrimin e pensionit ushqimor, eshte kompetence e zyrave te permbarimit, shteteror apo privat. Ju mund ti drejtoheni zyres se permbarimit shteterore ose atij privat per ekzekutimin e vendimit te dhene nga gjykata. Theksojme se nese ju nuk jeni e kenaqur nga zyra e sherbimit privat mund ta ndryshoni ate, por ne rast se ju i drejtoheni zyres se permbarimit shteterore ju nuk mund ta ndryshoni.
    Kur i detyruari (ish bashkeshorti) është në pamundësi të sigurojë të ardhura nga puna e ligjshme, atëherë institucionet e ekzkekutimit të vendimeve (zyra e permbarimit shteterore ose privat) duhet të kenë parasysh cfarëdolloj pasurie tjetër të ish-bashkëshortit tuaj, si pasuri të luajtshme apo të paluajtshme (si.psh llogari bankare, makinë, shtëpi etj).
    Nese debitori nuk ka pasuri te regjistruar ne emrin e tij, atehere ekzekutimi praktikisht behet i pamundur. Ne kete rast, eshte e nevojshme qe zyra e permbarimit te kontrolloje vazhdimisht, pasi referuar Kodit Civil debitori mban pergjegjesi me pasurine e tij te tashme dhe te ardhshme.

    Në rast se ish-bashkëshorti juaj nuk permbush detyrimin, ju mund te beni edhe kallezim ne prokurori, pasi mospermbushja e detyrimit qe rrjedh nga pensioni ushqimor perben edhe veper penale, por ne kete rast edhe nese vertetohet fajesia e personit, ai do te marre denim penal nga gjykata, por nuk do te detyrohet te permbushe detyrimin, pasi ne cdo rast, pervec zyres se permbarimit, asnje institucion tjeter nuk ka kompetence per te kryer veprime per ekzekutim te detyrueshem.

    Nisur nga sa referoni ne pyetjen tuaj, jemi ne rastin kur njeri nga prinderit permbush i vetem detyrimin per mbajtjen e femijes, duke plotesuar keshtu edhe detyrimin e prindit tjeter per mirerritjen e femijes. Ne nje hipoteze te tille, prindi i cili permbush i vetem kete detyrim, mund t’i drejtohet gjykates me nje padi regresi, per konstatimin e detyrimit te prindit tjeter per mbajtjen e femijes e detyrimin e tij te rimbursoje prindin permbushes te ketij detyrimi.
    Ne kete rast, prindi nuk vepron si perfaqesues ligjor i femijes – detyrimi material ndaj femijes konsiderohet i permbushur – por per llogari te tij, duk pretenduar kthimin e shumes qe duhet te permbushej nga prindi tjeter.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet