Demshperblim nga banka X

Pershendetje , ne vititn 2017 kam mar nje kredi 50000 ( pese qinde mijë lekë të vjetra ) ne një bankë X , dhe afati ishte 1 vjecar pra e mbaroja në korrik te 2018 – ës , por unë nje muaj e pagova 1 – 2 ditë me vonese , por mua per ate 2 ditësh me kishte shkuar penaliteti 34000 mijë lekë të vjetra , dhe nuk më njoftoi njeri qe duhet te paguaja shumen e penalitetit , por cdo muaj penaliteti vazhdonte edhe pse une i paguaja , e kishin pezullur qe muajin e 4 dhe e kishin cuar ne permbarim privat … ndersa une paguaja kot …
Kur iki ne korrik te 2018 ke banka x per te mar vertetim mbylljen punonjesa me tha qe kontrata eshte mbyllur dhe eshte ne permbarim … Dhe se banka me kishte njoftuar me poste dhe me telefonat por une gjoja nuk kisha paguar 380 te vjetra penalitetin… pasi penaliteti nga 380 te vjetra kaloi 34000 te vjetra per 6 muaj …
Vajza e pranoi qe ishte faji i postes se tyre private qe nuk na kishin njoftuar rreth penalitetin… dhe pas 1 viti pra ne shtator te 2019 i telefonoj permbarimit te tyre privat dhe me thane qe do ju hedhim ne gjyq…
Nga qe ishte faji i tyre qe nuk me kishin njoftuar ashtu siç me thane e mbyllen çeshtjen ne fund te shtatort te 2019 … pasi ishte faji i tyre
Por pytetja ime eshte a mund te kerkoj une demshperblim nga banka per demin mendor e moral qe me ben 2 vjet rrjesht … pasi me thoshin paguaj leket se po hapi gjyq permbarimi do paguash edhe tarifat e tyre …
Faleminderit


Qytetari: R. Z. Data: 17 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Demshperblim nga banka X”

  1. Me aq sa tregon, gjykoj se nuk ke shume elemente per te hapur nje gjyq per dem (moral etj), nese ti arrin te provosh se ke pesuar dem jo pasuror (moral etj) dhe shkaku direkt i ketij demi moral eshte presioni me permbarimi, atehere mund te flitet per hapje gjyqi. Por faktet e mesisperme dhe demin e pesuar duhet ti provosh qarte dhe jo vetem ti pretendosh.

  2. Në praktikën e gjykatave shqiptare nuk ka asnjë rast në dijeninë time që të jetë ngritur një çështje e kësaj natyre dhe jo më të jetë fituar. Për mendimin tim ngritja e një çështje për “Dëmshpërblim moral dhe psikologjik” nuk mund të fitohet. Ngritja e një çështje e kësaj natyre do kishte shpenzime (pagesa e avokatit, taksa e padisë, eksperti psikolog dhe taksa e vlerës së padisë), shpenzime të cilat janë përafërsisht 150.00 (njëqind e pesëdhjetë) mijë lekë të reja. Mendimi im personal është që një çështje e kësaj natyre nuk mund të fitohet, megjithatë mund të këtë avokatë të tjerë që e shikojnë ndryshe nga unë dhe mund ta marrin përsipër.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet