Demshperblim pune

Pershendetje , kam punuar ne nje rrobaqepsi prej 9 vjetesh , ne dhjetor te 2017 me hoqen pa me lajmeruar vetem mua… A mund te hap gjyq edhe pse po mbush 2 vjet?


Qytetari: L. ?. Data: 30 October , 2019, Kategoria: Pune.

3 responses to “Demshperblim pune”

  1. Nisur nga fakti se ne baze te ndryshimeve te reja te K.Punes, ngritja e padise parashikon nje afat ligjore prej 180 ditesh, cmoj se jeni jashte afatit…gjithsesi gjykatat tona kane praktika te ndryshme, pasi mardhenia juaj eshte krijuar para 9 vitesh, ne baze te dispozitave te K.Punes te pa ndryshuar, te cilat parashikonin nje afat per ngritjen e padise brenda afatit 3 vjecare (neni 155 dhe 203 i K.Punes) dhe ndryshimet e reja nuk mund te kene fuqi prapavepruese per nje mardhenie te krijuara ne baze te ligjit te kohes para 9 vitesh, (neni 6 i K.Punes) Ndryshimet e K.Punes per mendimin tim dhe te disa praktikave gjyqesore ne vend, kane fuqi vetem per mardheniet e krijuara ne baze te ligjit te kohes qe ka qene ne fuqi…kjo mbetet per tu ndare perfundimisht nga gjykata eshte ne doren tuaj tentativa..

  2. 1

    Duke marrë për bazë faktin që ju kanë hequr pa asnjë vendim largimi, ju nuk mund të ngrini padi për shpërblim për largim nga puna (2 muaj për mosrespektim të procedurës së largimit nga puna, 3 muaj për mosrespektim të afateve të njoftimit, 12 muaj për dëmshpërblim për largim nga puna pa shkaqe të justifikuara dhe 4 muaj e 15 ditë shpërblim për vjetërsi në punë), për shkak se jeni jashtë afatit ligjor. Duke qenë se mungon akti i largimit nga puna, ndërprerja e marrëdhënieve të punës konsiderohet se është bërë pa shkaqe të justifikuara dhe bazuar në nenin 155/4 parashikohet, se nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të justifikuara, punëmarrësi ka të drejtë të ngre padi kundër punëdhënësit, në gjykatën kompetente, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhje së marrëdhënieve të punës. Në rast se motivi i pajustifikuar është zbuluar pas këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi. Pra, nuk mund të ngrini padi pasi e drejta juaj ka rënë në dekadencë.

  3. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne perputhje me nenit 146 pika 2 te Kodit te Punes, afati i percaktuar per ngritje padie eshte 180 dite nga momenti i njoftimit per largimin nga puna.
    Qe do te thote, ne rastin tuaj ka kaluar afati prej 6 muajsh percaktuar ne kete kod dhe per pasoje nuk mund te ngrini dot padine.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet