Demshlerblim nga termeti

Pershendetje,

Me renien e dy termeteve, shtepia ime ishte demtuar rende. Shkova ne njesine admistrative dhe me ofruan dy mundesi, nga njera ane lek dhe nga ana tjeter leje. Une zgjodha lejen, por lejen nuk e leshon  bashkia por njesia. Pastaj me dhane nje formular ku me kerkuan te firmosja qe heq dore nga demshperblimi finaciar. Vijova me ndertimin e shtepise, kur pas nje muaji me vjen policia dhe me thote ndertim pa leje. Nuk me pezulluan, por e cojne ceshtjen ne prokurori dhe me tej ne gjykate dhe si perfundim me denuan me dy muaj ne shtepi. Asnji dokument nuk u mor parasysh nga gjykata. Mire qe u denova, por dua te di nese mund te marr sot demshperblimin sic moren te tjeret? Faleminderit,


Qytetari: A. . Data: 20 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Demshlerblim nga termeti”

  1. Pershendetje,
    Sipas ceshtjes qe ju keni parashtuar, juve ju eshte ofruar mundesia per demshperblim finaciar, per demet qe ju ishin shkaktuar si pasoje e termetit, dhe mundesia qe te kerkonit leje per rikontruksion/shtese apo ndertim nga e para (nuk e keni percaktuar). Per sa kohe ju keni shrehur vullnetin tuaj i lire, duke firmosur nje dokument nga e cila hiqni dore nga e drejta e demshperblimt finaciar, gjykoj qe tashme e keni humbur kete te drejte dhe nuk mund te kerkoni me te perfitoni financiarisht.
    Per sa i perket ndertimit pa leje, pavarisht se ju keni zgjedhur lejen e ndertimit, ju nuk perjashtoheni nga detyrimet ligjore per te permbushur kerkesat ligjore per te aplikuar dhe perfituar lejen sipas procedurave perkatese. Gjithashtu edhe pse ju keni ndertuar pa leje, dhe jeni denuar per kete, ju keni perseri te drejte te aplikoni per leje ndertimi, sipas parashikimeve ligjore dhe privilegjit qe ju eshte per shkak te demtimeve nga termeti.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet