Demi

Pershendetje,

Prej vitesh bashkeshorti nuk ka kontribuar moralisht dhe financiarisht, por VETEM UNE, kjo edhe pse ne perudhen korrik 2018-korrik 2020 detyrimi ka qene me vendim gjykate. Sa eshte shuma qe mund te kerkoj ne vit si demshperblim? Cila eshte baza ligjore? A thirret ekspert ne kete gjykim? Shenim: edhe pala tjeter e  pranon qe nuk ka kontribuar. Faleminderit,


Qytetari: P. P. Data: 2 November , 2020, Kategoria: Detyrime.

One response to “Demi”

  1. Pershendetje! Pershkrimi i pyetjes nuk eshte shume i qarte. Ne rast se ka nje vendim gjyqesor ku eshte caktuar detyrimi per ushqim, ekzekutimi detyrimit per ushqim behet nga Sherbimi Permbarimor Gjyqesor (shteteror ose privat). Procesi i ekzekutimit fillohet me nje kerkese drejtuar Gjykates te ciles ka dhene vendimin per nje urdher ekzekutimi. Pas marrjes se urdherit te ekzekutimit duhet t’i drejtoheni Zyres se Permbarimit.
    Pembaruesi gjyqesor fillon ekzekutimin e detyrimit ushqimor duke lajmeruar debitorin per ekzekutim vullnetar. Ne rast se ekzekutimi nuk behet ne menyre vullnetare, permbaruesi fillon ekzekutimin e detyrueshem, duke sekuestruar sende te luajtshme apo te paluajtshme, per aq sa eshte e nevojshme te permbushet detyrimi ushqimor. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet