Deklarate noteriale

Pershendetje. Une dua te bej nje deklarate noteriale me nje ukrainase ne shtetin e saj per marjen e nje sasie parash.
Jam e interesuar te di si procedohet hap pas hapi sepse me kane thene qe ky dokument duhet te vuloset nga Ministria e Jashtme atje ne kryeqytetin Kiev i cili eshte shume larg qytetit qe do bej deklaraten noteriale.
Ju lutem me informoni.


Qytetari: E. H. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Deklarate noteriale”

  1. Pershendetje. Shqiperia dhe Ukraina, jane pale te dyja ne Marreveshjen e Hages per Vulen Apostille. Kjo do te thote qe legalizimi i dokumenteve behet me ane te vendosjes se Vules Apostille ne dokumentin e huaj. Kjo procedure eshte shume e thjeshte se legalizimi i dokumenteve ne perfaqesite diplomatike dhe konsullore te shtetit perkates.
    Nuk di t’ua them se si ofrohet ky sherbim ne Ukraine, pasi cdo vend e percakton vete kete gje. Ne disa prej vendeve eshte nje sherbim qe kryhet nga nepunes publik, nderkohe ne vende te tjera ofrohet nga ana e institucioneve publike, por eshte lehtesisht i aksesueshem ne qytete te ndryshme, apo nepermjet sherbimit postar (kjo eshte edhe praktika shqiptare).
    Mund te kerkoni prane faqes se ministrise se jashtme te Ukraines me shume informacion.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet