Deklarate noteriale

Pershendetje. Permes nje deklarate noteriale personi X ka pranuar qe ka marre prej meje nje shume te madhe lekesh me te cilen ka ndertuat shtepi dhe pasi ajo te legalizohej do te merrja dhe une pjese prej saj. Kane kaluar 15 vite qe prej deklarates dhe nuk kam marre asgje. Dua te ngre padi ne gjykate, me cfare objekti? te kerkoj vetem shumen e parave te shprehur ne deklaraten noteriale, po pjesen e shtepise?

Qytetari: E.Z.
Data: 22 Shtator 2023, Kategoria: Civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Opsionin e kthimit të shumës së lekëve nuk mund ta ngrini, pasi nëse kanë kaluar 15 vjet qe prej deklaratës, domethënë që ky kërkim ju është parashkruar. Pra e drejta e padisë nuk është ushtruar brenda afatit të caktuar në ligj, që në rastin e kthimit të shumës monetare është afati 10 vjecar për ngritjen e padisë.
    Mund të procedoni me kërkimin për pjestimin e sendit dhe njohjen pronar për pjesën takuese në raport me vlerën e pasurisë që keni disponuar.
    Nëse jeni të interesuar për hartimin e kërkesëpadisë dhe ndjekjen e çështjes nga avokatët e JuristiOnline mund të na kontaktoni në adresën e email-it: info@juristionline.al.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje