Deklarat noteriale

Pershendetje , A mund te pranoj gjykata , deklaraten noteriale e ber tek noteri ne cilesin e deshmitarit , pra te deshmitaret te mos dalin ne gjyq por ta bejn me noter dhe te vejn firmat e tyre… ( per ceshtje pronesie) . Faleminderit


Qytetari: K. K. Data: 24 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

5 responses to “Deklarat noteriale”

  1. Pershendetje! Jo nuk mund te pranohet deklarata noteriale ne cilesine e deshmitarit, pra nuk e zevendeson dot! Me qellim provimin e fakteve te caktuara deklarata noteriale mund te administrohet nga gjykata ne cilesine e proves, por duke u ketegorizuar si, shkrese. Procedurialisht prova me deshmitare dhe ajo me shkrese nuk jane ekuivalente te njera tjetres, ato jane “dy prova” qe qendrojne te pavarura nga njera-tjetra, jane te mevetesishme. Faleminderit

  2. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje! Prova me deshmitar ne procesin civil merret, shqyrtohet dhe administrohet vetem sipas formes dhe procedures te percaktuar ne Kodin e Procedures Civile. Ne rastin konkret, nese rrethat qe kerkon te provosh perpara gjykates kerkon ti provosh me proven me deshmitar dhe ne rast se jemi ne kushtet marrjes se proves me deshmitar, atehere deshmia merret ne proces gjyqesor apo sipas rasteve te percaktuara ne Kod te Procedures Civile.

  3. 1

    Deklarata Noteriale ne gjykim perben prove shkresore, ndersa provat me deshmitare jane prova te lira. Gjykata pavarsisht deklarates noteriale me shkrim, nese e cmon te arsyeshsme dhe ne dobi te gjykim ka te drejte te therrase deshmiatet ne gjykim duke i drejtuar pyetje te cilat kane te bejne me pronen.

  4. Erald Llanaj Erald Llanaj says:
    1

    Fillimisht dua te sqaroj se per ceshtjet civile ne pergjithesi deklaratat noteriale gjykatat i marrin parasysh ndersa provat me deshmitar nga praktika gjyqesore persa i perket ceshtjeve civile nuk eshte se eshte i marrin parasysh pasi dhe ne kodi civil jane te parashikuara shprehimisht provat me deshmitar nuk lejohen ne nje proces civil. Persa i perket rastit konkret deklarates noteriale me cilesine e deshmitarit per (ceshtje pronesie) si fillim duhet pare objekti i kesaj deklarate psh.mund te deklaroje se ska pretendime per pronen kufitare dhe ne kete rast duhet te merret parasysh nga ana e gjykates.

  5. 2

    Në Kodi e Procedurës Civile në nenet 231 – 245 parashikohet se dëshmitarët duhet të paraqesin dëshminë e tyre përpara gjykatës. Përjashtim bën vetën në rastin e nenit 236/a “Padive me shuma të vogla deri në 150.000 lekë”. Në këtë rast deklarata noteriale nuk të hartohet përpara noterit. Megjithatë duhet parë se në çfarë konteksti është dhënë deklarata noteriale, pasi ka raste ku lejohet marrja e dëshmive për çështje pronësie me akt-noterial, psh: dëshmitarët deklarojnë se nuk kanë pretendime për kufijtë e pronës që pretendohet nga paditësi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet