Deklara Noteriale

Nje njeriu ima ka pranuar ne nje deklarate,noteriale se ka mare nje sasi lekesh.Duke mos I kthyer akoma keto para,personi tjeter ka te drejte ta padis penalisht ne prokurori per mashtrim,apo te ndjek rugen civile.

Qytetari: A.H.
Data: 17 Shkurt 2023, Kategoria: Noterizimi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Rruga qe duhet te ndiqni eshte ajo civile.
    Per t’i dhene pergjigje pyetjes tuaj eshte i nevojshem me shume informacion lidhur me dokumentin noterial ne fjale. Referuar Kodit te Procedures Civile, perbejne tituj ekzekutiv, dokumentet noteriale te cilat permbajne detyrim ne te holla. Eshte e rendesishme qe nga anaiza e dokumentit noterial, pavaresisht termit (apo titullit) te perdorur nga noteri, ai te mos jete ne te vertete nje kontrate, pasi nese rezulton psh. se ka nje penalitet te caktuar, atehere i referohemi nje kontrate dhe kreditori mund t’i drejtohet gjykates vetem me padi dhe jo me kerkese per leshim te urdherit te ekzekutimit.
    Nese plotesohen te gjitha kushtet ku ky dokument perben deklarate noteriale atehere kreditori ka te drejte t’i drejtohet gjykates me kerkese per leshimin e urdherit te ekzekutimit. Kerkesa behet ne gjykaten e vendbanimit, ose selise se debitorit. Nese gjykata e pranon kerkesen, atehere me Urdherin e Ekzekutimit, kreditori i drejtohet permbarimit per ekzekutimin e detyrueshem te tij.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje