Debitor ndaj universitetit privat

Pershendetje,
Do doja te pyesja cfare te drejtash dhe detyrimesh kam ne rastin kur Universiteti me hedh ne gjyq per nje vlere te prapambetur? Dje me derguan e-mail duke me thene qe nese nuk paguaj shumen do jene te detyruar te marrin masa ligjore. Une jetoj ne Greqi dhe fatkeqesisht, situata e epidemise me ka detyruar te ngelem pa pune. Per kete arsye nuk kam mundesi te paguaje te gjithe shumen. Cfare ndodh ne qofte se me hedhin ne gjyq dhe si mund te mbrohem? Jam i ndergjegjshem qe une e kam fajin pasi nuk kam arritur te plotesoj detyrimet, por per momentin nuk mundem. Faleminderit,


Qytetari: N. P. Data: 10 February , 2021, Kategoria: Detyrime.

2 responses to “Debitor ndaj universitetit privat”

  1. Eniana Qarri Eniana Qarri says:

    Përshëndetje,
    Si një mënyrë alternative, ndryshe nga procesi gjyqësor, për të zgjidhur konfliktin tuaj me Universitetin ju mund t’i drejtoheni procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi është një proces ku marrin pjesë dy palët në mosmarrëveshje, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtëgjyqësore, të ligjshme dhe në mirëkuptim, me ndihmën e një personi të tretë që është Ndërmjetësi. Nëpërmjet ndërmjetësit ju mund të përpiqeni të arrini një marrëveshje me Universitetin për pagesën e detyrimit tuaj me këste, duke pasur parasysh situatën tuaj financiare.
    Ndërmjetësi është një person i kualifikuar dhe asnjëanës, ai është i licencuar dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësimi ju mundëson që të arrini në një zgjidhje të shpejtë, fleksibël dhe të arsyeshme të mosmarrëveshjes suaj me Universitetin, pa shkuar në gjykatë.
    Ju mund t’i drejtoni Universitetit një ftesë për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes. Për këtë qëllim, duhet të përzgjidhni një ndërmjetës nga lista e Ndërmjetësve të Regjistruar dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësi do t’ju mundësojë arritjen e një zgjidhje me mirëkuptim, nga ku të dy palët në konflikt do të dilni të fituar.
    Nëse, në përfundim të procesit të ndërmjetësimit, arrihet në një zgjidhje me mirëkuptim nga të dy palët, atëherë lidhet një Marrëveshje Ndërmjetësimi, e cila është titull ekzekutiv, që do të thotë që është e barabartë me një vendim gjyqësor.
    Për më shumë informacione mbi listën e ndërmjetësve të regjistruar dhe tarifat e shërbimit të ndërmjetësimit, mund t’i drejtoheni këtij linku:
    http://www.dhkn.gov.al/

  2. Pershendetje. Ne rast se ju keni lidhur nje kontrate me Universitetin, atehere ata kane te drejte te kerkojne nga ju pagesen e detyrimeve te papaguara, qofte edhe gjyqesisht. Ju keni te drejte te paraqiteni ne gjykate dhe t’i kerkoni gjykates qe ne caktimin e menyres se shlyerjes se detyrimit te marre persiper gjendjen tuaj financiare dhe te percaktoje nje pagese me keste. Duhet te dini qe per ju do te ishte me mire qe te bini dakord me universitetin per te bere pagese me keste, pasi nese ceshtja shkon ne gjykate dhe ne permbarim, detyrimit qe rrjedh per shkak te kontrates me universitetin do t’i shtohen edhe shpenzimet gjyqesore dhe permbarimore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet