Debitor kredie

Pershendetje,

Kam marre dy kredi ne institucionet financiare ne vend. Te njera e kam shlyer dhe me kane ngelur edhe dy keste. Per shkak te termetit dhe pandemise ishte e pamundur ta shlyeja dhe si pasoje me kane kontaktuar duke me thene qe te paguaja vetem 66 mije lek te vjetra dhe kredia mbyllet. Por nderkohe detyrimin ia kane shitur nje kompanie tjeter …..shpk dhe keto nuk e di ca kerkojne, pasi kane derguar vetem nje leter pa te dhena.

Kurse te institucioni tjeter financiar, detyrimi eshte 570 mije te vjetra. Me telefonuan dhe me njoftuan qe kam per te shlyer 1.100 te vjetra. Edhe keto e kane shitur detyrimin tek nje kompani qe nuk e di kush jane. Si te veproj se per momentin nuk kam asnje mundesi t’i paguaje te gjithe shumat e kerkuara? Nuk e di, por mendoj se kane abuzuar se nga 570 mije e 1100 leke me duket shume. Une kam nje rroge minimale dhe kam frike se mos ma bllokojne edhe kete rroge? Ju lutem me ndihmoni se cfare mund te bej ne keto kushte? faleminderit.


Qytetari: v. m. Data: 4 February , 2021, Kategoria: Detyrime.

One response to “Debitor kredie”

  1. 1

    Pershendetje. Kalimi i kredive pa miratimin e debitorit eshte ne perputhje me ligjin. Lidhur me vleren e detyrimit, ne cilesine e pales kredimarrese, por edhe te ligjit per mbrojtjen e konsumatorit, keni te drejte qe te beni nje kerkese per informacion per te pare vleren e detyrimit te papermbushur, interesat, si dhe kamatevonesat per mospermbushje ne kohe te kesteve, pasi vetem me kete informacion mund te verifikoni nese vlera e detyrimit eshte e sakte, apo eshte e rritur ne menyre fiktive.
    Nese ceshtja kalon ne permbarim, atehere permbaruesi ka te drejte qe te mbaje nga paga juaj vleren e detyrimit, duke ju lene vetem minimumin jetik, i cili duke mos qene i percaktuar me akt nenligjor, pergjithesisht eshte sa vlera mujore e ndihmes ekonomike.
    Ju keni te drejte te kerkoni nga kreditoret nje rikonfigurim te kredise, ne kushtet kur nuk keni mundesi te paguani detyrimin te gjithe, pra te shtrihet ne kohe dhe te percaktohen keste me te vogla.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet