Data e largimit nga puna ne kohe pandemie penalizon perfitimin e pages se luftes

Pershendetje,

Jam larguar nga puna ku punoj ne fasoneri. Aplikuam te gjitha punetoret per te perfituar pagen e luftes. Nje pjese e punetoreve qe ishin larguar me date 11 mars perfituan pagen e luftes, ndersa ne punetoret e tjera qe ishin larguar me date 10 mars (1 dite para) nuk e perfituam. Kjo ne kushtet kur te gjitha largimet tona nga puna jane bere per shkak te situates se pandemise.  Ju lutem na ndihmoni sesi mund ta zgjidhim kete situate, pasi nuk ka kuptim dhe nuk eshte e drejte.  Faleminderit,


Qytetari: v. x. Data: 30 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Data e largimit nga puna ne kohe pandemie penalizon perfitimin e pages se luftes”

  1. Pershendetje,

    Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.305, datë 16.4.2020 parashikon shprehimisht “Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave deri në datën 10 prill 2020. Dita e dorëzimit të E-sig 027 nuk duhet të jetë më e vonë se data 10 prill 2020.”

    Pra, ne vendimin e mesiperm percaktohet se perfitojne ndihme financiare te gjithe personat qe jane larguar nga puna ne momentin qe kane hyre ne fuqi urdhrat e Ministrise se Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale per shpalljen e gjendjes se epidemise. Kjo dmth qe nuk perfitojne ato te ish-punesuar qe jane larguar me perpara se kjo date (data e hyrjes ne fuqi te urdhrit te MSHMS).

    Faleminderit,

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet