Dallimi midis pushimit te akuzes me pushimin e ceshtjes

Pershendetje,

Ju lutem a mund te me ndihmoni me nje informacion. Ku eshte ndryshimi midis pushimit te akuzes me ate te pushimit te ceshtjes?

Faleminderit,

Qytetari: K.D.
Data: 16 Qershor 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje !
    Për të bërë krahasimin ligjor të “pushimit te akuzes” dhe “pushimit te cështjes”, së pari do të duhet të citojmë dispozitat ligjore të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale për to. Në lidhje me pushimin e çështjes: Neni 387 ka përcaktuar se: “1. Kur ndjekja penale nuk duhet të fillonte ose nuk duhet të vazhdojë, sipas rasteve të parashikuara në shkronjat “c”, “ç”, “e” dhe “ë”, të paragrafit 1, të nenit 328, të këtij Kodi, ose kur vepra penale është shuar dhe i pandehuri nuk pretendon pafajësi, gjykata vendos pushimin e çështjes, duke treguar edhe shkakun e pushimit” Bazuar ne Nenin 328 i Kodit te Procedures Penale, në pikën 1 të tij, ka percaktuar se në cilat raste vendoset pushimi kur:
    a) del qartë se fakti nuk ekziston;
    b) fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale;
    c) viktima nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet që procedimi fillon me
    kërkesën e tij;
    ç) personi nuk mund të merret si i pandehur ose nuk mund të dënohet;
    d) ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose për të cilin ndjekja penale nuk duhej të
    fillohej ose nuk duhet të vazhdojë;
    dh) del se i pandehuri nuk e ka kryer veprën ose nuk provohet që e ka kryer ai;
    e) me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar për të njëjtën vepër penale;
    ë) i pandehuri vdes;
    f) në rastet e tjera të parashikuara me ligj.
    Në lidhje me “pushimin e akuzes” , neni 329 I Kodit të Procedurës Penale ka përcaktuar se, Gjykata merr vendimin. Në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për krime dhe kur është njëri nga rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, të këtij Kodi, prokurori i kërkon gjyqtarit të seancës paraprake pushimin e akuzës ose çështjes.Në rastet kur prokurori ka paraqitur kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes shqyrtohet bashkërisht me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.
    Kërkesës së prokurorit i bashkëlidhen aktet dhe provat që përmban fashikulli i hetimeve, duke përfshirë edhe aktet e kryera para gjyqtarit të hetimeve paraprake, si dhe provat materiale, përveç rastit kur ato ruhen në vend tjetër.
    Në këto raste ndryshimi midis vendimit të pushimit te cështjes dhe asaj te akuzës qëndron në fazën procedurale të gjykimit, ndersa vendimi per te dyja rastet është vetëm tagër i Gjykatës e në asnjë rast i prokurorit.
    Faleminderit !

Lini një Përgjigje