Dalje ne pension

pershendetje,

Ne dt 8 tetor 2020 mbush moshen 65 vjec per te dale ne pension. Punoj ne nje institucion shteteror ne Durres. Deri tani nuk me kane lajmeruar me shkrim per kete te drejte dhe as une nuk jam shprehur me shkrim qe te kerkeoj daljen ne pension. A duhet te me lajmeronin 3 muaj para, pasi kam mbi 5 vjet pune? Per kete shkak, a mund t’ju kerkoj shtyrjen e daljes ose demshperblim? Ju lutem me informoni per te drejtat e mia sipas kodit te punes ne momentin qe administrata do plotesoje shkresen e largimit tim nga puna per shkak te moshes se pensionit. Faleminderit,


Qytetari: P. T. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dalje ne pension”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ligji per sigurimet shoqerore parashikon te drejten per te dale ne pension, pasi se pari, pensioni eshte e drejte dhe jo detyrim. Se dyti, cdo person ka te drejte qe te punoje edhe pasi i lind e drejta per pension, madje edhe pasi ka dale ne pension dhe perfiton pensionin e pleqerise. Jane politikat e institucionit te cilat percaktojne nese punonjesit do te qendrojne ne pune pas plotesimit te moshes per pension. Per disa profesione, apo pozicione pune, kjo percaktohet edhe ne ligjin perkates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet