Dalja para kohe ne pension

Pershendetje,

Punoj ne nje institucion shteteror si ekonomiste. Sipas moshes me bie te dal ne pension me date 1 tetor 2021. A ka ndonje ligj, nese une dua te shkeputem nga puna ne kete periudhe deri ne pritje te pensionit dhe gjate kesaj kohe a perfitoj ndonje page? Theksoj se kam 45 vite pune. Pres pergj, respekte


Qytetari: M. M. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Dalja para kohe ne pension”

  1. 2

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se ju NUK keni te drejte te perfitoni page, nese nuk punoni deri ne momentin kur ju lind e drejta per pension. Por, ju bejme me dije se ju keni te drejten qe te aplikoni per pension pa mbushur moshen perkatese dhe te perfitoni pension te reduktuar pleqerie. Kjo e drejte ju lind deri 3 vjet perpara se ju te mbushni moshen per dalje ne pension.

    Ne nenin 31/1 te ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar percaktohet se: “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92, kur:
    a) kanë plotësuar vitet e sigurimit, sipas nenit 92;
    b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.
    Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj”.

    Masa e perfitimit: Shembull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 0,6 %, që është koeficienti i miratuar).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet