Crregjistrim I personit

Pershendetje, gjyshja ka nderruar jete gjate kohes se koronavirusit, por nuk kemi bere aktin e vdekjes, edhe nuk bejm dot crregjistrimin si mund te behet crregjistrimi I personit ne kto raste

Qytetari: ..
Data: 5 Prill 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Kur shtetasi vdes brenda vendit, deklarimi i vdekjes duhet bërë brenda 10 ditëve nga ndodhja, në zyrën e gjendjes civile ku ka vendbanimin personi i vdekuri.Deklarimi i vdekjes bëhet nga çdo pjestar madhor i familjes ose personat më të afërt.Dokumentet që duhen paraqitur për ç’ regjistrimin e personit:
    -Raporti mjekësor ku të jenë saktësuar identiteti i personit, fakti, koha dhe shkaku i
    vdekjes
    -Letërnjoftimi i të ndjerit.
    -Letërnjoftimi i deklaruesit.
    Kur deklarimi i vdekjes nuk bëhet brenda 10 ditëve , akti i vdekjes mbahet shoqëruar me fletëpagesën e gjobës.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje