Covid-19

Biznesi i madh ne te cilin punoja (lokal ne ish-bllok) na kan hequr nga puna per shkak te covid19, por nga sigurimet nuk na ka shkeputur ne daten 12 mars, por ne daten 10 mars per arsye te perfitimit te tyre personal. Kjo gje na penalizon ne si staf mos te perfitojm nga paketa e 2! Ne si punonjes kemi sigurime te rregullta dhe per faj te biznesit ne nuk perfitojm asgje sipas drejtorise se tatimeve. Biznesi nuk ka paguar as detyrimin ligjor te kodit te punes neni 133! Ju lutem na tregoni si mund te procedojme rreth kesaj situate te krijuar! Faleminderit


Qytetari: E. V. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Covid-19”

  1. Pershendetje,

    Se pari, ju informojme se sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare (VKM 305/2020 e ndryshuar) janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
    Kujdes: Aplikimet nga subjektet për Paketën e zgjeruar të ndihmës financiare do të pranohen deri në datë 5 qershor 2020.
    Per informacion me te detajuar mbi menyren e aplikimit lutem konsultohuni me linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Se dyti, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”. Përfitojnë të ardhura nga papunësia personat, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
    – Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojnë të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    Sqarim: Pagesa e papunesise (asistenca) nuk mund te perfitohet pergjate periudhes qe mund te trajtoheni me ndihme financiare (pagen e luftes) sipas paketave te miratuara nga qeveria. Ju mund te aplikoni per perfitimin e asistences, per periudhen pas trajtimit me page lufe. Nuk lejohet perfitimi ne te njejten kohe nga dy skema te mbeshtetjes shteterore.

    Se treti, situata e gjendjes se jashtezakonshme i jepte te drejten punedhenesit qe t’ju pezullonte derisa te kalonte gjendja, por jo t’ju largonte nga puna. Largimi behet vetem duke respektuar dispozitat e Kodit te Punes: njoftimin, zhvillimin e bisedimeve, njoftimin e largimit, pagesen e periudhes se njoftimit, pagesen e vjetersise (nese keni mbi tre vite). Persa kohe keto nuk jane respektuar (mesa kuptoj nga pyetja juaj), ju keni te drejte qe brenda gjashte muajsh nga periudha e largimit t’i drejtoheni Gjykates per te kerkuar demshperblimet perkatese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet