Covid 19

Pershendetje,

Doja te dija nese ne rastet kur je person kontakti me covid-19 dhe vete-karantinohesh per 14 dite, a te paguhen ditet e plota ne pune apo jo? A ka vlere vertetimi i dhene nga mjeku i familjes? Ne vendin ku une punoj me thone qe nuk njihet vertetimi sepse ka ndryshuar ligji kohet e fundit dhe nese dua qe te me paguhen ditet e karantines duhet te marr vetem raport. Ju lutem doja te dija si funksionon ne raste kur duhet te karantinohesh dhe a ka detyrime privati qe te na i paguaje apo jo? Ne pritje te nje pergjigjeje!
Faleminderit!

Qytetari: X.M.
Data: 13 Mars 2021, Kategoria: Covid-19

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje!

    Në Urdhërin Nr. 123, datë 26.2.2020, Për një shtesë në urdhrin nr. 632, datë 29.8.2018, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për miratimin e listës së sëmundjeve infektive, të detyrueshme për t’u raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjitha nieleve në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet se të gjithë pacientët e karantinuar që u kërkohet të justifikojnë mungesën në punë, pajisen me raport mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjeku i familjes.

    Pra sa më sipër, ju duhet të drejtoheni pranë mjekut të familjes për tu pajisur me raportin mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë. Raporti mjekësor që lëshohet nga mjeku i familjes ju justifikon dy javë mungesë në punë për personat e prekur që dyshojnë apo që kanë një të afërm të prekur dhe pagesen e plotë të pagës. Nëse pacienti kalon dy javë dhe gjendja e tij mbetet e rënduar, duhet të vijoj me kërkesën për shtyrjen e ditëve të përfshira në raport.

    Raporti mjekësor i dhënë për shkak të Covid-19 është në formën e një vërtetimi për periudhën e karantinuar (bazaur në Ligjin nr. 15, datë 10.03.2016 ” Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, neni 3, pika 19). Ky vërtetim justifikon jo vetëm qëndrimin në karantinë, por të garanton marrjen e plotë të pagës.

    Por, ju bëjë me dijë që rregulim specifik ligjor për pagesën 100% të këtij raporti mjekësor (vërtetim vetëizolomi) nuk ka. Faleminderit

Lini një Përgjigje