Pagesa e raportit shendetsor si pasoje e Covid 19

Pershendetje,

Ju lutem a mund te me ndihmoni me nje dokument ligjor te shkruar per ta paguar 100% raportin mjekesor te karantinimit nga semundja covid 19? Sepse ne lajme e kemi degjuar, kurse zyra e finances thote qe nuk kam ligj mbi tavoline qe t’ju paguaje ju edukatoreve te qytetit te Shkodres me 100 % periudhen tuaj te karantinimit. Faleminderit,

Qytetari: I.C.
Data: 27 Nëntor 2020, Kategoria: Covid-19

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Nese ju jeni me raport shendetesor, pavaresisht arsyes, Covid 19, apo tjeter, atehere punedhenesi juaj eshte i detyruar qe ta paguaje ate, deri ne 15 dite dhe nese eshte me i gjate, i percillet per pagese Institutit te Sigurimeve.
    Nese nuk keni raport shendetesor, por thjesht jeni karantinuar per Covid-19, qofte edhe me shkrese te mjekut, nuk ka rregullim ligjor se si do te funksionoje pagesa e punemarresve, gjate periudhes se karantinimit. Nje prej zgjidhjeve te propozuara, ka qene qe te zbriten ditet nga leja e zakonshme.

Lini një Përgjigje