Cmimi ne kontrate parablerje

Dua te lidh nje kontrate sipermarrje midis PALES SIPERMARRESE dhe PALES PRONAR TRUALLI. Nese mund te me ndihmoni me nje formulim te sakte qe ta shtoj ne kontrate, ne lidhje me çmimin preferencial te parablerjes qe PALA PRONAR TRUALLI ka rene dakord me PALEN SIPERMARRESE? Psh: PALA PRONAR TRUALLI ka te drejte te bleje ne objekt apartament me cmim 300€ /m2 , kur nderkohe çmimi ne perfundimin e objektit eshte 600€/m2. Faleminderit,


Qytetari: R. B. Data: 31 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cmimi ne kontrate parablerje”

  1. Pershendetje!

    Ju lutem te mbani parasysh se ne nuk mund t’ju asistojme me sa ju kerkoni. Ndihma juridike paresore qe ne ofrojme, perfshin ofrimin e keshillimit ne rast te ndonje pyetje konkrete qe ju mund te keni, psh lidhur me sipermarrjen, kontraten e sipermarrjes etj., por jo draftimin akteve/neneve te akteve.

    Per me tej, per te pergatitur parashikime ne nje kontrate, duhet te njihen plotesisht kushtet e dakortesuara te paleve nenshkruese, ne menyre qe kontrata te reflektoje saktesisht kete dakortesi, ne perputhje me ligjin e aplikueshem.

    Ju sugjerojme qe per kontrata te tilla te kerkoni asistencen e nje noteri apo avokati, i cili te njihet paraprakisht me dokumentacionin perkates dhe kushtet e rena dakort mes paleve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet