Cilat procedura ndiqen?

Pershendetje! Kam nje toke bujqesore dhe truall ne pronesi ne emer te babait tim, shpallur me vendim gjyqesor. Kete prone e shfrytezon nje person tjeter sepse kur jane ndare tokat ne baze te ligjit 7501 qeverisja vendore ia ka dhene token ketij personi per ta shfrytezuar. Si duhet te procedoje qe kjo prone te na kthehet perseri ne? Ju Faleminderit!


Qytetari: E. V. Data: 25 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Cilat procedura ndiqen?”

  1. 2

    Pershendetje. Nga informacioni qe ju jepni eshte e veshtire te behet nje vleresim i sakte i situates juridike. Megjithate, duhet te keni parasysh se nese vendimi gjyqesor per te cilin ju flisni eshte Vendim per Vertetim Fakti, ai nuk mund te registrohet ne Kadaster, por ne varesi te origjines se prones, mund te sherbeje si prove per te fituar pronesine nepermjet nje procesi gjyqesor. Nese vendimi eshte vendim per njhohje pronar (psh. si rezultat i procedurave te kthimit dhe kompensimit te prones), duhet te beni kerkese per regjistrimin e tij ne emer te babait tuaj ne kadaster. Pas regjistrimit, ose nese prona eshte tashme e registruar ne kadaster, por ju thjesht nuk e shfrytezoni fizikisht, duhet te beni nje padi per lirim dhe dorezim sendi ne gjykate, ku i paditur do te jete personi qe e perdor fizikisht sendin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet