Cilat procedura ndiqen?

Përshëndetje. Jam një emigrant. Një vilë është regjistruar ne hipotekë në emër të babait tim. Kam dërguar mjete monetare (disponoj dërgesat) për blerjen e truallit dhe ndërtimin e saj. I kërkoj babait ta kalojë në emrin tim meqë vetëm unë kam kontriubuar për blerjen e truallit dhe ndërtimin, por babai nuk pranon. Ju lutem me ndihmoni si mund te procedoj që të marr atë që më takon nga prona? Faleminderit,


Qytetari: M. L. Data: 26 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Cilat procedura ndiqen?”

  1. 1

    Pershendetje,
    Nese prona eshte e regjistruar prane Agjencise Shteterore te Kadastres ne emer te babait tuaj, ndryshimi i pronesise mund te behet vetem vullnetarisht. Ne vleresimin tim, edhe po te provoni se ju keni kontribuar ne blerjen e truallit apo ndertimin e shtepise, serish kjo nuk perben shkak ligjor per te kerkuar njohjen si pronar, bashkepronar apo ne pjesetimin e sendit.
    Nese behet fjale per nje ndertim pa leje, per te cilin ende nuk kane perfunduar procedurat e legalizimit, atehere ne kete rast, ju keni te drejte qe te kerkoni qe te njiheni si bashkepronar per pronen, sigurisht nese arrini te provoni kontributin tuaj ne ndertimin e shtepise me prova. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet