Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete?

Pershendetje,

Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete dhe cilat jane arsyet ose shkaqet qe nje ceshtje penale me objekt aksident rrugor te kthehet ne ceshtje sekrete? Faleminderit


Qytetari: E. V. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete?”

  1. Pershendetje,
    Ne rastin e hetimeve nga prokuroria, per sa kohe personi i cili po hetohet nuk ka fituar statusin zyrtar “te te pandehurit”, dhe nuk ka marre dijeni per provat, ato konsiderohen akte sekrete. Prokurori mund te vendose ne rast nevoje për vazhdimin e hetimeve, ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve. Keto lloj akte mund te konsiderohen sekrete, per sa kohe qe i pandehuri ka rrezik per te nderhyre apo per te prishur prova te caktuara. Gjithashtu akte, te cilat zbulojne identitetin e deshmitareve, mund te mbahen plotesisht ose pjeserisht sekrete, ne menyre qe mos te komprometohet personi deshmitar, etj.
    Neni 279 i K.Pr. Penale parashikon:
    1. Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve.
    2. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e prokurorit.
    3. Edhe kur aktet nuk mbrohen më nga sekreti, sipas paragrafit 1, të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme për vazhdimësinë e hetimeve, prokurori mund të disponojë me vendim të arsyetuar:
    a) detyrimin e ruajtjes së sekretit për akte të veçanta, kur i pandehuri jep pëlqimin ose kur njohja e përmbajtjes së aktit mund të pengojë hetimet ndaj personave të tjerë;
    b) ndalimin e publikimit të përmbajtjes së akteve të veçanta apo të dhënave të posaçme që lidhen me veprime hetimore të caktuara.
    Ne rastin tuaj konkret, nuk mund te percaktojme arsyet apo shkaqet perse akte te vecanta, pjese te hetimit jane mbajtur sekret, per sa kohe nuk kemi informacion te plote rreth ceshtjes.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet