Cila kategori punonjesish e perfitojne pagen ne natyre

Pershendetje!
Doja te di cilat institucione kane te drejte te japin per punemarresit pagen ne natyre sipas VKM-se nr.68 date 07.02.2018. A eshte kjo nje e drejte qe i takon te gjithe punemarresve mjafton ta kene te percaktuar ne kontraten e punes apo kjo e drejte duhet te jete e parashikuar ne ndonje ligj te vecante qe percakton ato institucione qe japin shperblimin ne natyre. Per ato insitucione qe nuk e kane ne kontrate a mund ti rishikojne kontratat duke e percaktuar edhe shperblimin ne natyre? Faleminderit.

Qytetari: A.M.
Data: 20 Mars 2023, Kategoria: Punë

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Bazuar në pyetja që ju keni, VKM-ja nr.68 date 07.02.2018, tregon që në pikën e parë që: Punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme (sipas lejes së punës, dhënë nga Inspektorati Shtetëror i Punës), duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.
    Gjithashtu Kodi i Punës në nëenin 118 paragrafi 2 tregon se përveç pagës në vlerë, punëmarrësi mund të përfitojë pagë
    në natyrë, për strehimin dhe ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje nga punëmarrësi.
    Nuk ka një ligj të posaçëm për kategorizimin e punëmarrësve të cilët e përfitojnë, janë të gjithë punëmarrësit, por nëse plotësojnë kushtet e vendosura në Kodin e Punës apo VKM e referuar. Gjithashtu për pagën në natyrë palët merret vesh vetëm me shkrim dhe brenda kufijve të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Vlera e pagës në natyrë duhet të jetë e drejtë dhe e arsyeshme. Shuma mujore e pagës në natyrë nuk duhet të tejkalojë 20 për qind të pagës mujore.Masa e shpërblimit në formën e pagës në natyrë përcaktohet në kontratën kolektive apo individuale të punës.
    Për ato insitucione që nuk e kanë në kontratë të përcaktuar këtë rregullim, detyrimi rrjedh nga ligji dhe punëmarrësi duhet të përfitojë pagën në natyrë në rastin e ushqimit apo ngrënies.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje