Cila është procedura pas sekuestros nga përmbarimi?

Pershendetje!
Në bazë të vendimit gjyqësor te Gjykates Administrative te Apelit, ceshtja kaloje per ekzekutim ne permbarim. Pas nje afati 15 ditor përmbaruesi privat bëri sekuestro të llogarive te M.Brendshme.  Cilat janë hapat që duhet ndjekur pasi unë akoma nuk kam marrë asnjë nga paratë e dhëna me vendim gjyqësor?  Sa zgjat si procedurë? Përmbaruesit përveç sekuestros ca ka të drejtë mbi këtë çështje?

Faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cila është procedura pas sekuestros nga përmbarimi?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne rastin e institucioneve shteterore, pasi vendos sekuestron pret te kaloje afati qe i eshte lene debitorit. Ne rast se institucioni shteteror refuzon te permbushe detyrimin, megjithe bllokimin e vendosur, atehere permbaruesi ka te drejte qe te sanksionoje me gjobe titullarin e institucionit per mosekzekutim te detyrimeve. Per cdo informacion per afatet dhe procedurat e metejshme, duhet t’i drejtoheni zyres se permbarimit. I gjithe procesi deri ne permbushjen perfundimtare ndiqet nga permbarimi. Nese ju nuk jeni te kenaqur me menyren se si po vepron permbaruesi, mund ta transferoni dosjen tek nje tjeter permbarues privat.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet