Cila është menyra ligjore për të zgjidhur procesin ?

Pershendetje,

Kam fituar 2 shkallët e gjykimit në Gjykaten Administrative Tirane. Pala kundërshtare është drejtuar kolegjit te Gjykates se Larte për pezullim. Gjykata e ka pranuar kerkesen e palës duke qenë se shuma është 10 milion leke te reja. Sa kohë ka të drejtë të mbajë të pezulluar Gj.Larte dhe cila është menyra ligjore për zhbllokimin e këtij procesi që edhe une si palë e dëmtuar të marr shumën e dhënë nga 2 gjykatat? Ju faleminderit


Qytetari: N. L. Data: 24 November , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Cila është menyra ligjore për të zgjidhur procesin ?”

  1. 2

    Pershendetje,
    Nese eshte marre nje vendim per pezullim te ekzekutimit te vendimit nga ana e Gjykates se Larte, atehere ju jeni te detyruar te prisni derisa Kolegji Administrativ i Gjykates se Larte te shprehet per themelin e ceshtjes. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet