Cila është mënyra ligjore? Hapat që duhet të ndjek?

Pershendetje,

Unë kam problem me komshiun siper meje, problemi është se ato janë njerëz që nuk njohin orar dhe rregull pallati. Bejne shume zhurme dhe nuk po na lënë familjen të qetë, madje edhe në orën 4 mëngjesit kur ato kthehen nga puna e natës etj. Theksoj se një komshi me tha jam gati të firmos per ta adresuar si problematike, po ashtu jane te gatshem edhe te tjerët. Me jepni keshillen ligjore se ku duhet ta adresojme kete problem dhe cfare hapash duhet te ndjekim.

Ngelem në pritje përgjigjes tuaj.
Ju faleminderit


Qytetari: B. T. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cila është mënyra ligjore? Hapat që duhet të ndjek?”

  1. Pershendetje
    Krijimi i zhurmave shqetësuese, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
    Kjo situate eshte parashikuar ne nenin 274 te Kodit Penal.
    Ju keshillojme te denonconi rastin prane Rajonit me te afert te policise ose ne Prokurorine e Rrethit ku ju banoni.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet