Pershendetje. Kur nje apartament eshte i zene nga nje klient ekzistues, dhe pronari deshiron t’ia tregoje apartamentin nje klienti te mundshem, cfare parashikon ligji? Sa kohe perpara duhet njoftuar?
Përshëndetje,
Qiradhënësi në përputhje me sendin e dhënë me qera detyrohet t’iu garantojë gëzimin e qetë gjatë periudhës së qirasë, ai duhet t’ju njoftojë mbi veprimet që do të ndërrmarrë për tjetërsimin e sendit si dhe garantimin për gëzimin e qetë të sendit brenda afatit të parashikuar në kontratë eshe pas tjetërsimit të tij.
Nëse sendi shitet tek një palë tjetër dhe kjo palë ka marrë përsipër detyrimin për të respektuar afatin e qirasë ndaj shitësit të sendit, ai detyrohet për respektimin e qerasë brenda afatit të shprehur në kontratë.
Nëse përfituesi i sendit (pronari i ri) nuk e respekton afatin e kontratës së qirasë sepse kontrata e qirasë nuk kishte një datë të saktë përpara kalimit të pronësisë, qiradhënësi detyrohet t’iu shpërblejë dëmin.
– Në të gjitha rastet e tjera nëse qiradhënësi prish kontratën e qirasë përpara afatit të përcaktuar në kontratë ose nuk ju garanton gëzimin e qetë të qirasë atëherë ju keni të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për dëmshpërblim, për zgjidhjen e kontratës përpara afatit si dhe mos garantimin e gëzimit të qetë të sendit të marrë me qira.
Faleminderit!
One Response