Cfare procedure ndiqet kur jepet nje vendim i pavlefshem

Kemi paraqitur ne gjykate kerkese perjashtimi per gjyqtaren e ceshtjes dhe vendimi qe eshte marre ishte absolutisht i pavlefshem sepse mungonte dispozitivi dhe pjesemarrja e nenshkrimi i sekretares gjyqesore gjithashtu vendimi nuk ishte bere NE EMER TE REPUBLIKES.Per keto arsye u kerkua perseri perjashtimi i gjyqtares ne seancen e radhes.Kerkesa eshte marre ne shqyrtim nga i njejti gjyqtar.Deri tani per kerkesen e dyte ka dale vetem dispozitivi ne te cilin mungon pershkrimi dhe baza ligjore pra nenet perkatese me sakte mungon pjesa ku duhet te thote Vendosi ,pra kemi te bejme perseri me nje dokument te pavlefshem.Ju lutemi na tregoni se cfare procedure duhet te ndjekim me tej.Faleminderit per mirekuptimin


Qytetari: A. V. Data: 6 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cfare procedure ndiqet kur jepet nje vendim i pavlefshem”

  1. 2

    Pershendetje. Ankimi kundrejt vendimit per refuzimin e perjashtimit te gjyqtarit, ne baze te nenit 75 te K.Pr.Civile behet se bashku me vendimin perfundimtar te gjykates, qe zgjidh ceshtjen ne themel. Nese gjykata e Apelit vlereson se ekzistojne shkaqet e perjashtimit, e kthen ceshtjen per rigjykim me nje tjeter trup gjykes. Nese vendimi qe ju eshte komunikuar nga sekretaria gjyqesore paraqet mangesi te dukshme, apo gabime, pervec ankimit me vendim perfundimtar nese mendoni se eshte ne kundershtim me ligjin, mund te kerkoni plotesimin e vendimit (neni 313 K.Pr.Civile), ose Sqarimin dhe Interpretimi e Vendimit (neni 314 K.Pr.Civile).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet