Cfare ndodh kur palet pas nje konflikti falin njera tjetren?

Pershendetje,

Doja t’ju pyesja per rrugen ligjore ne lidhje me rastin me poshte:
Pas nje sherri banal midis te rinjve, ku njeri prej tyre i moshes 16 vjec, vjen policia. Ne polici djemte e falin njeri tjetrin dhe ceshtja mbyllet. Pak dite me vone na vjen nje leter nga prokuroria ku djali 16 vjec duhet te paraqitet. A duhet te shkoje ceshtja ne gjykate, edhe pse pas sherrit djemte jane perseri shoke?
Faleminderit


Qytetari: E. A. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cfare ndodh kur palet pas nje konflikti falin njera tjetren?”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Ne rastin tuaj, duke qene se behet fjale edhe per persona minorene qe nuk i kane mbushur 18 vjec, ka shume rendesi se cfare ka deklaruar prindi apo ndonje familjar tjeter i personit tjeter qe eshte zene me djalin tuaj ne polici. Eshte gjithashtu me shume rendesi qe cdo pyetje e personit minoren te behet ne menyre te detyrueshme ne pranine e prindit dhe te psikologut. Cdo deklarim qe mund te beje nje person nen moshen madhore, pa pranine e prindit dhe psikologut, eshte i pavlefshem dhe nuk duhet te merret parasysh nga prokuroria apo gjykata.

    Per me tej, duhet te keni parasysh se eshte detyrim qe cdo person te paraqitet kur prokuroria apo policia gjyqesore e therret. Duhet te kerkoni te informoheni paraprakisht per shkakun/arsyet e thirrjes dhe per cfare do te pyetet minoreni, gjithmone duke pasur parasysh pranine e prindit dhe psikologut.

    Per tu kthyer te ceshtja, nuk eshte e qarte cfare ka ndodhur mes te rinjve. Nese supozojme qe me”sherr banal” nenkuptoni per shembull “rrahje”, sqarojme se kjo veper penale, nuk klasifikohet nga ato vepra qe ndiqen kryesisht nga prokuroria, por vetem me ankimin e pales se demtuar. Nese pala tjeter ka terhequr denoncimin, ndjekja penale nuk vazhdon. Per kete duhet te siguroheni. Ne rast se sic edhe ju pohoni, te dy palet kane rene dakord per falje, atehere duhet t’i kerkoni pales tjeter te depozitoje prane policise dhe/ose prokurorise nje deklarate te perbashket me shkrim ku thuhet shprehimisht se nuk deshiron te kryeje veprime te metejshme procedurale hetimore.

    Pavaresisht nga sa me siper, duhet ditur si e ka klasifikuar prokuroria vepren penale. Mund te kete bere nje klasifikim te nje vepre qe ndiqet kryesisht si psh “prishje te qetesise publike”, per te cilen mund te vijoje ndjekja penale kryesisht, pavaresisht terheqjes se denoncimit nga ana e pales se demtuar.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet