Cfare ndihme juridike ofrohet per moshen e trete?

Pershendetje,

Cfare ndihme juridike mund t’i ofrohet nje zonje te moshuar (82 vjecare), qe edhe pse paguan e ka avokat, perseri nuk gjen te drejten e saj dhe i shtyhen gjyqet per vite me radhe dhe askush nuk mban pergjegjesi? Faleminderit,


Qytetari: J. J. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cfare ndihme juridike ofrohet per moshen e trete?”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me pretendimet tuaja mbi zvarritjen e procesit gjyqesor, ju bejme me dije se mund t’i drejtoheni me ankese ILD-se (Inspektoriatit te Larte te Drejtesise). Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen zyrtare te ketij institucioni https://ild.al/formulari-i-ankeses/, bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës.
    Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën info@ild.al ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.

    Nderkohe, nese keni nevoje per avokat falas dhe beni pjese ne nje prej kategorive perfituese sipas percaktimeve te nenit 11 dhe 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti”, ne linkun me poshte mund te gjeni formularet e aplikimit per ndihme juridike dytesore, te cilat paraqiten prane gjykates qe po shqyrton ceshtjen tuaj. Linku me formularet: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/. Nese keni nevoje per asistence ne plotesimin e formulareve per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, ju bejme me dije se mund te paraqiteni ne nje nga Qendrat e Ndihmes Juridike Paresore/Klinikat e Ligjit, e cila ndodhet me prane vendbanimit tuaj. Ne Tirane, Zyra e Ndihmes Ligjore Falas ndodhet prane Ministrise se Drejtesise, me adrese: Bulevardi Zogu I, Tiranë. Orari i pritjes: E hënë deri të Enjte 8.30 – 16.30 : E premte 8.30-14.00;

    Per cdo lloj pyetjeje ose problemi ligjor qe mund te keni, Ju mund te merrni keshillim ligjor falas duke telefonuar ne Nr. jeshill 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet