Kam zgjidhur martesen para disa muajsh , kam 2 femije 23 dhe 17 vjec, ne kujdestari nga gjykata kam femijen 17 vjeç , ish burri nuk ka prone te regjistruar ne emrin e tij po ne emer te babait te tij , ke kjo shtepi jetojm une ish burri dhe 2 femijet , pa ish vjerrin , cfar parashikon ligji per grate shqipetare qe kam 30 vjet te martuara dhe mbasi zgjidhet martesa dalim ne rruge bashke me femije te mitur?
One Response
Ndarja e pasurisë bashkëshortore si rregull bëhet pas zgjidhjes së martesës (neni 97 i Kodit të Familjes), përveç përjashtimeve që parashikon ligji (neni 98 i Kodit të Familjes).
Gjatë zgjidhjes së martesës ligji parashikon që bashkëshortja mund të përdorë banesën e përbashkët deri kur fëmijët të bëhen madhor.
Pra ju jeni në fazën që mund të kërkoni ndarjen e pasurisë nga pikëpamja procedurale, por duke qenë se bashkëshorti nuk ka pasuri, e drejta për të kërkuar nuk mund të shtrihet në pasuritë e prindërve të tij. Përfundimisht në qoftë se bashkëshorti juaj nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, nuk mund të kërkoni ndarjen e pasurisë pasi nuk keni objekt për të ngritur padi. Ju mund të ngrini padi vetëm për pjesëtimin e sendeve të luajtshme ose të llogarive bankare.
I Vetmi përjashtim që parashikon ligji është në rastet kur jeni viktimë e Dhunës në Familja, ku gjykata mund të vendosë të përdorni një pjesë të banesës (qoftë edhe e prindërve të tij), për një periudhë të caktuar ose dhunuesi të paguajë qiranë e banesës ku jetoni ju (germa “gj” dhe “h” e nenit 10 të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.