Cfarë duhet të bëj ligjërisht?

Përshëndetje,
Me ka dal data e gjyqit ne Gjykaten Administrative te Apelit.  Theksoj se në trup gjykues është relatori i çështjes se familjes time.  A ndikon kjo në ecurinë e gjyqit, çfarë duhet të bëj unë përpara se të fillojë seanca e parë e gjykimit? A duhet të kërkoj përjashtim të këtij gjyqtari? Theksoj se për mua nuk ka problem, por dua të di sepse pala kundërshtare mund të më prishe vendimin në Gjykatën e Lartë?
Pres këshillën tuaj! Ju faleminderit


Qytetari: b. t. Data: 8 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Cfarë duhet të bëj ligjërisht?”

  1. 1

    Pershendetje,
    Nese nje pale pretendon anshmerine e trupit gjykues ka barren e proves per te vertetuar ate, kundrejt gjyqtarit ose gjyqtareve.

    Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje konkrete:

    1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
    2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
    3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
    4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
    5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
    6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.

    Në rastet kur është e detyrueshme heqja dorë e gjyqtarit, secila nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij.
    Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatëse ose nga përfaqësuesi i saj, duhet të depozitohet në sekretarinë e gjykatës kur është bërë i ditur emri i gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen apo menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen.
    Paraqitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vetëm kur pala ka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit ose kur gjatë ushtrimit të funksioneve, gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm e në mënyrë të papërshtatshme mbi faktet dhe rrethanat objekt gjykimi, por sidoqoftë jo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni.
    Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet