Cfare ndodh nese kapeni me 0,2 gr lende narkotike te llojit kanabis?

Pershendetje,

Nje person kapet ne flagrance me sasine e pakonsiderueshme 0,2 gr dhe pranon qe eshte perdorues, duke dhene edhe analizat e urines per te vertetuar kete fakt. Cilat jane hapat qe ndiqen nga prokuroria? dhe ne qofte se hetimi pezullohet, a ngel shenje ne biografine e personit kjo lloj ndalese, ne rast se ai do te konkuroje ne nje pune shteti? Faleminderit,


Qytetari: E. T. Data: 23 November , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Cfare ndodh nese kapeni me 0,2 gr lende narkotike te llojit kanabis?”

  1. Përshëndetje,

    Legjislacioni penal Shqiptar, nuk e ka të parashikuar specifikisht, sasinë e lëndës narkotike që duhet konsideruar si dozë për përdorim vetjak.
    Kodi penal parashikon vetëm togëfjalëshin “përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla”, ku në të dyja rastet dozë e vogël do të thotë, “sasi totale e vogël e gjetur”, dhe jo “sasi e ndarë në shumë doza të vogla”, dhe rasti i përdorimit vetjak, duhet detyrimisht të përckatohet nga një ekspert toksikologjik, i cili kryen vlerësimet përkatëse, pasi jo cdo përdorues i lëndëve narkotike, ka të njëjtin kapacitet absorbues fizik të lëndës narkotike.
    Prandaj, edhe pse ju keni përcjelle të dhëna për sasinë e lëndës narkotike të gjetur dhe keni specifikuar që është për përdorim vetjak, i vetmi organ që përcakton, pergjegjesine në këtë rast apo/ose specifikon që është për përdorim vetjak është gjykata.
    Gjithsesi, figura e veprës penale në këtë rast, përmban disa element të tjerë, të cilët analizohen nga gjykata, dhe nuk mjafton vetëm sasia dhe deklarimi që është për përdorim vetjak, për të vlerësuar përgjegjësinë penale.
    Neni 238/1 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise parashikon, perjashtimin nga pergjegjesia penale per personat qe u gjenden lende, ne doza te vogla, per perdorim vetjak. Referuar jurisprudences se Gjykates se Larte, kushti per pergjegjesine penale te personit perdorues eshte, qe masa e lendes narkotike te mos jete ne doza te vogla.

    Per percaktimin e dozave, gjykata bazohet ne disa elemente:
    1.Lloji lendes narkotike ose psikotrope;
    2.Shkalla e varesise se personit nga lenda narkotike;
    3.Sasia e lendes narkotike qe mund te perdoret nga nje person pa i shkaktuar deme shendetesore;
    4.Sasia e gjetur sherben per nje perdorim apo me shume.

    (Pergjigja i referohet Vendimit Unifikues se Gjykates se Larte, nr.1, date 27.03.2008)
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet