Ceshtje pune

Pershendetje,

Une punoja ne nje biznes privat dhe vjet u largova nga puna. Dhe ndonjehere ish-punedhenesi me therriste te shkoja ta ndihmoja dhe punoja part time. Tani kam 2 muaj qe jam rikthyer te ish-puna (nuk lidha kontrate te re), full time,  por qe i bera serish kerkesen per largim nga puna sepse nuk jam e kenaqur nga pagesa.
Nderkohe tani punedhenesi me thote qe nuk mund te largohesh deri ne fund te muajit perndryshe do me padisin dhe me thane qe nuk ma kishin shkeputur kontraten kurre.
Si te veproj? Ju lutem kam nevoje per nje keshille nga persona kompetente.


Qytetari: R. F. Data: 28 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ceshtje pune”

  1. Pershendetje
    Ju informojme se ne momentin qe ju leni larguar nga puna eshte nderprere dhe marrdhenia juaj e punes me punedhenesin tuaj. Ne cdo moment qe ju keni pasur marredhenie pune me punedhenesin tuaj, ai ka pasur detyrimin ligjore qe tiu hartoje dhe ju te nenshkruani kontraten e punes brenda 7 diteve nga momenti qe ai ju ka deklaruar si punemarrese.
    Punedhensi juaj nuk mund te pretendoje qe ju keni qene gjithmone ne marrdhenie pune pa nderprerje nese ju nuk jeni paguar.
    Afati i llogaritjes per efekt te njoftimit per zgjidhjen e marredhenies se punes fillon ne rastin e fundit qe ju keni rifilluar pune , pra 2 muaj me pare.
    Pronari duhet tiu kishte lidhur nje kontrat me kohe prove 3 muaj ne mbeshtetje te nenit 142 te KP ose ne rast se ju do kryeni te njejten pune si me pare atehere ju duhet te kishit nenshkruar marrveshje me shkrim per heqjen ose reduktimin e kohes se proves ( pra punedhenesi juaj eshte ne Shkelje te Kodit te Punes ).

    Kodi i punes percakton ne nenin 143 te tij afatet e njoftimit per zgjidhjen e marredhenies se punes .
    Palet duhet te respektojne afatin e njoftimit prej 1 muaj nese keni 1 vit pune, 2 muaj per 2-5 vjet pune dhe 3 muaj per mbi 5 vjet pune.
    Pur punemarresi ka kryer jo me pak se 6 muaj pune, njoftimi nuk mund te jete me pak se 2 jave.
    Afatet e njoftimit mund te jene te ndryshme sa me lart cituar ne rast se eshte percaktuar ndryshe ne kontraten individuale apo kolektive te punes.
    Nese ju keni nevoje per sqarime te metejshme mund te telefononi nr jeshil 0800 10 10
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet