Ceshtje pronesie

Pershendetje,

Kam bere disa verifikime online ne ASHK nepermjet e-Albania.
Do te isha i interesuar per nje informacion. Pas verifikimit te gjendjes juridike te pasurise, pergjigja ishe si me poshte: pasuria nuk ekziston me, ne te jane bere transaksione ndarje, shitje.

Nderkohe, kartela dixhitale e pasurise ne portal del serish ashtu, pra ekziston. Dua te di nese juridikisht ekziston apo jo kjo pasuri? Certifikata e pasurise nuk eshte dorezuar, pra disponohet akoma nga ana ime. Kerkeses time per kopje te vertetuar te dokumenteve tekniko-ligjore dhe kopje te dokumentave per transaksionet e kryera mbi pasurine, ASHK-ja nuk i ka derguar ende dhe po behen dy muaj nga aplikimi. Edhe ne lidhje me ankesen me e-mailin qe kam derguar tek AKSH nuk ka reagim. Une e kam te pamundur te bej nje kerkese nepermjet noterit per dhenien e dokumentacionit, pasi ndodhem jashte Shqiperise. Ju lutem a mund te me orientoni si mund te veproj? po dy kartelat e pasurive qe kam shkarkuar nga portali a kane vlere juridike? Nese mbi kete pasuri do kryeheshin veprime, a nuk duhej qe  regjistruesi te mbyllte kartelen dhe te hapte te reja? a kemi te bejme me praktika ne kundershtim me ligjin ne kete rast?  Do t’ju isha shume mirenjohes per nje pergjigje.
Faleminderit.


Qytetari: R. D. Data: 14 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ceshtje pronesie”

  1. Pershendetje!

    Ne lidhje me problematiken qe parashtroni, mund te ndodhe qe kartela dixhitale qe ju shfaqet ne portal mos te jete e perditesuar, pra mos te reflektoje gjendjen fundore te karteles fizike ku duhet te jene shenuar te gjitha veprimet mbi pasurine.
    Nisur nga sa relatoni ne pyetjen tuaj, fakti qe zoteroni certifikaten e pronesise se pasurise e ben te paqarte situaten, pasi per kryerjen e cdo veprimi mbi pasurine do te duhet te dorezohet certifikata origjinale e pasurise.
    Gjithsesi, nisur nga pergjigja elektronike qe keni marre nga nenpunesit e ASHK-se, ju inkurajojme qe te kerkoni informacion zyrtar mbi pasurine dhe kopje dokumentacioni te te gjithe veprimeve/transaksioneve qe jane kryer mbi pasurine. Kerkesen duhet t’ia drejtoni zyres vendore te ASHK-se ku ndodhet prona juaj, si dhe per dijeni Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se ne Tirane dhe Ministrise se Drejtesise.
    Duke qene se jeni jashte shtetit, kerkesen mund ta dergoni prane ketyre institucioneve ne rruge postare ose mund te autorizoni nje person te trete qe ndodhet ne Shqiperi per marrjen e ketyre sherbimeve prane ASHK-se, per llogari tuajen ose/dhe kryerjen e aplkimit prane nje zyre noterie.
    Gjithashtu, per cdo ankese qe keni ne lidhje me sherbimet publike te ofruara ASHK, mund te beni ankese ne platformen https://www.shqiperiaqeduam.al/. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet