Pershendetje , Nena ime ka nisur nje proces per ndarjen e prones qe kane nga babai qe ka nderruar jete , ka ber kerkes per deshmin e trashgimise ligjore me ane te noterit , tani po i kerkohet certifikata e pronsise , pyetja esht ku dhe si mund ta marri certifikaten e pronsise te babait
One Response
Pershendetje,
Nese nena juaj kerkon pjestimin e pasurise se perbashket (pasuri trashegimore e len nga i ati i vete), duhet se pari te kryej celjen e deshmise se trashegimise dhe nese nuk arrin marreveshje me bashkepronaret ne pasurine trashegimore, mund ti drejtohet gjykates me kerkese padi pjestim pasurie trashegimore.
Me pas vendimi i pjestimit te pasurise duhet te regjistrohet prane ASHK perkatese.
Nese ju kerkoni informacion mbi certifikaten e pronesise apo pasurite e lena nga trashegimlenesi, venien ne dispozicion te certifikates apo duplikates se pronesise se te ndjerit, duhet te aplikoni prane zyres vendore te ASHK ku ndodhet prona, aplikimet kryhen online ne e- Albania.
Faleminderit!